E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma interesohet për Kasamin

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 11:51

Pajtim Kasami mund të largohet nga Palermo gjatë verës. Mediat zvicerane shkruajnë se mesfushorit shqiptar ia ka vënë syrin Roma. Ai ishte rezervist i rregullt tek ekipi sicilian gjatë sezonit që shkoi.

19-vjeçarin në ekipin nga kryeqyteti italian pritet ta transferojë drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, i cili një vit më parë ishte drejtor sportiv i Palermos, kur e kishte blerë Kasamin nga klubi zviceran, Bellinzona. Kasami ishte pranë largimit nga klubi Rosanero edhe gjatë janarit, por ai nuk pranoi të luante në Serie B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›