E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plot klube të interesuara për Harbuzin

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 11:53

Labinot Harbuzi pati dy sezone pozitive në Turqi. Si rezultat i kësaj, në adresë të mesfushorit të Gençlerbirligit kanë arritur disa oferta. Mirëpo, klubi turk duket se nuk është i gatshëm ta shesë momentalisht mesfushorin kosovar.

“Ofertat janë të mira, por kemi probleme. Presidenti mendon se Labinoti është një yll i ekipit. Ai mund t’i shesë të gjithë lojtarët, por jo Labinotin. Këtu qëndron problemi”, tha menaxheri i futbollistit, Hasan Cetinkaya për uebfaqen suedeze aftonbladet.se. Ky i fundit e pranon se Harbuzi është i gatshëm ta ndërrojë mjedisin, por problemi ekziston se klubi turk nuk dëshiron ta shesë 25-vjeçarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›