E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha oferte opozites per zgjidhje, te majtet bojkotojne Luljeta Ndoka

Keshilltaret e majte te bashkise se Tiranes, kane mbetur mjaft te befasuar kur kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, nuk ua ka kthyer me te njejten monedhe, por ka ftuar palen tjeter qe te qendroje ne sallen e Keshillit Bashkiak, te marrin gjithe kohen qe u duhej, ne menyre qe te vijonin mbledhjen ne interes te qytetareve. Per nje moment ata kane heshtur, por me pas jane shprehur se do te iknin nga salla. Kryebashkiaku, Lulzim Basha, u eshte drejtuar atyre se duhej te ulnin gjakrat dhe se duhet te kryenin qellimin per te cilin jane votuar nga zgjedhesit. "Kerkoj te ulim gjakrat, te shtojme bashkepunimin me njeri-tjetrin. Bojkoti nuk i sherben askujt",- tha Basha, duke u shprehur se nuk ka dite me te papershtatshme se ajo e djeshmja per te bojkotuar, pikerisht kur Bashkimi Evropian qortoi politiken shqiptare per kete dukuri. Por, pasi vendosen te iknin nga salla, kryebashkiaku Basha, shprehu keqardhjen per vendimin e perfaqesueseve te opozites per braktisjen e mbledhjes se Keshillit Bashkiak. "Shpresoj qe vendimi juaj, mos te jete parathenia e vendimit te perhershem te bojkotit. Mbetemi te hapur per bashkepunim",- u tha Basha keshilltareve te majte. Pas thirrjes se kryebashkiakut per bashkepunim, keshilltari i PS-se, Aldrin Dalipi tha: "Mbledhja e Keshillit Bashkiak u deformua qe ne fillim dhe per kete nuk mund te jemi pjese e mbledhjes. Nuk ka mbledhje te rregullt, per kete arsye, do te largohemi". Ndersa keshilltari Shezai Rrokaj tha: "Keshilltaret e majte kishin ardhur me nje rend dite te vetin, me ate per te prishur mbledhjen". Pas largimit te keshilltareve socialiste, kryetari i bashkise kerkoi miratimin e projekt-vendimeve per te mbajtur premtimet ndaj qytetareve. Ai i ka komentuar ata nje per nje, duke shprehur edhe rendesine e miratimit te tyre. Nderkaq, Ferdinand Poni akuzoi keshilltaret e majte se kerkojne te demtojne mbledhjen dhe rendin e dites. Disa nga propozimet e djeshme, ishin: Shpalljen "Qytetar nderi" - kryeministrin e Kuvajtit dhe emirin e Katarit; shpalljen "Ambasadore e vullnetit te mire" - aktoren Eliza Dushku; vendimin e rendesishem per ristrukturimin e administrates se baskise; propozimin per lehtesime te biznesit; uljen e taksave; projektvendimin per hapjen e tenderit per segmentin Shkolla Teknologjike - Qendra Kristal dhe per rrethrrotullimin e doganes. Pas fjales se Bashes, ka nisur diskutimi per keto projektvendime, te cilat me pas, jane miratuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›