E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefan Fule :"Bllokimi dhe ngerci politik, penalizojne Shqiperine" Rozeta Rapushi

Progresi i Shqiperise eshte penguar nga ngerci i vazhdueshem politik. Me keto fjale, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, dha lajmin e keq se edhe per kete vit, bllokimi dhe ngerci politik e penalizojne vendin tone ne rrugen per ne Bashkimin Evropian. "Kohet e fundit ka disa sinjale pozitive dhe partite politike po kerkojne te fillojne bashkepunimin. Por dialogu politik eshte urgjent. Ai do te lejonte progres te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian", tha dje Fule, gjate diskutimit te raportit por edhe pas tij. Ai permendi edhe nje here, angazhimin e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian per te ndihmuar vendin tone qe te tejkaloje mosbesimet dhe per te gjetur nje baze dhe nje themel per qeverine, per te krijuar kushtet per bashkepunim me opoziten. "Opozita duhet te jete nje partner konstruktiv. Reformat ne Shqiperi, jane penguar nga stanjacioni dhe ndaj duhet te rivendoset shpejt dialogu ne menyre qe te ecet perpara. Kemi arsye te shumta, qe Shqiperia nuk mund te ece perpara, dhe ajo eshte ngerci politik dhe bllokada", beri te qarte Fule, duke theksuar faktin se do te donte shume te shikonte me shume progres ne vendin tone per realizimin e prioriteteve te caktuara. Sipas tij, 12 rekomandimet Shqiperise ju dorezuan nje vit me pare, por progresi per realizimin e tyre eshte shume i paket. Nderkohe qe me pozitiv raporti ka qene per disa nga vendet e Ballkanit. Zyrtarisht Kroacia, perfundoi negociatat me Bashkimin Evropian dhe u vleresua dje per transformimin pozitiv te kryer gjate ketyre dy viteve te fundit. Po keshtu, Fule informoi se edhe Mali i Zi ka punuar shume vitin e kaluar dhe propozohet te hapen negociatat me kete shtet. Progres ka bere edhe Serbia per te cilen KE rekomandon, qe ti jape statusin e vendit kandidat, me kushtin qe Serbia te angazhohet per dialog me Kosoven dhe te coje para me shpejtesi marreveshjet. Po diten e djeshme, KE rekomandoi qe te hapen negociata edhe me Maqedonine duke qene se ka pasur progres vitin e kaluar. Ndersa ngerci politik dhe institucional ka penguar reformat dhe axhenden per te afruar vendin drejt BE-se per Bosnje-Hercegovinen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›