E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama kerkon zgjidhjen tek Topi Eva Gjura

Raport-progresi do te shqyrtohet dhe do te kthehet ne plan dite i punes se qeverise. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha, pasi ka marre ne dore nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Sequi, Raport-Progresin per Shqiperine. Kreu i qeverise e ka vleresuar parimisht raport-progresin, duke thene se nuk mund te jape detaje, pasi ende nuk eshte njohur konkretisht me te, por ai ka shprehur mirenjohje ndaj KE-se dhe vendeve te BE-se per kontributin qe i kane dhene dhe po i japin Shqiperise. Per kreun e qeverise, notat kritike ne raport nuk kane nje fajtor, por u jane adresuar te gjitheve. "Tradite fatkeqe, problemet i shohim tek te tjeret, jo tek vetja. Une u them shqiptareve se problemet jane tek vetja jone, se nuk ekziston asnje vend tjeter ku nuk votohen kerkesat e BE-se, por ne Shqiperi nuk votohen",- eshte shprehur Berisha. Duke iu drejtuar kryetarit te opozites, Edi Rama, kreu i mazhorances - Berisha tha se gjate gjithe kesaj kohe, i ka ofruar dialog opozites dhe nuk ka marre pergjigjen e duhur, por vetem kushte. "Reforma Zgjedhore eshte e mundur. Une sigurova se mbetem teresisht per dialog, por dialogun nuk e kam ne dore. Duhen dy pale. Une respektoj Kushtetuten e vendit, une ate kam ne dore. Une jam i gatshem te shoh perpara, jam i gatshem qe neser te adresojme reformen zgjedhore, por rivali im propozon inskenim qesharak. Te ulemi ne tavoline me konsensus dhe kur te kete te drejte te votes, ta jape pa konsensus. Une i them me konsensus te votoje, adreso amendamentet dhe silli t'i votojme",- deklaroi Berisha, duke i kujtuar kreut te opozites se mazhoranca eshte e gatshme te ulet edhe per Rregulloren e Parlamentit, nese merret si baze per ndryshimin e saj rregullorja e Parlamentit Evropian. Me tej, kreu i qeverise tha se mazhoranca vazhdimisht eshte shprehur e gatshme per bashkepunimin dhe dialog politik, por kryetari i PS-se, e kerkon zgjidhjen tek Presidenti. "Ne,- tha Berisha,- i kerkuam te propozoje Avokatin e Popullit dhe Rama nuk deshiroi, pasi ai e ka hallin te marre pushtetin ne tavoline dhe ia dergon kerkesat presidentit, duke thene se nuk i zgjidh me ty problemet, por i zgjidh me Topin. Zoti Topi eshte Presidenti i Republikes, por ky vend ka nje shumice qe perfaqeson vullnetin e shumices se shqiptareve. Sikunder presidenti i republikes eshte i pavarur, edhe shumica eshte mbartesja e sovranitetit, i dhene me vote",- eshte shprehur Berisha, duke ia bere te qarte qendrimin kryetarit te PS-se se zgjidhjen dhe dialogun real duhet t'ia kerkoje vetem mazhorances. "Ne,- tha Berisha,- pranuam shumicat e kerkesave te Rames, por nuk mund te pranohej propozimi i tij qe permbyste reformen".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›