E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha përfundimisht kryetar i Tiranës

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 11:30

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesë-padinë e Partisë Socialiste më të cilën kërkohej që KQZ-ja të shqyrtojë ankesën për pavlefshmëri të rezultatit të 284 qendrave të votimit në Tiranë.

Përgjegjësja e çështjes, Shasenka Jonuzi në shpalljen e këtij vendi argumentoi se kërkesë-padia e PS e dorëzuar më 2 korrik është dorëzuar jashtë afateve të caktuara.

“Kolegji Zgjedhor në bazë të nenit 135 vendosi rrëzimin e kërkesë padisë së Partisë Socialiste për shkak të tejkalimit të afateve të dorëzimit të kërkesë-padisë”, tha Jonuzi.

Me këtë vendim të Kolegjit, mbetet në fuqi fitorja në Tiranë e kandidatit të djathtë, Lulzim Basha me 93 vota para ndaj kundërshtarit, Edi Rama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›