Forbs per aktoret ngjashmerite mes Parker e Jolie

Sarah Jessica Parker dhe Angelina Jolie kanë më shumë të përbashkëta sesa mendojnë njerëzit. Të dyja aktoret kanë aktruar që fëmijë, kanë marrë çmime Golden Globe dhe janë të dyja nëna me binjakë. Tashmë, revista Forbs ka gjetur edhe një ngjashmëri më shumë midis tyre, pasi ato janë aktoret që ndajnë së bashku vendin e parë të listës së aktoreve më të paguara. Sipas kësaj liste të publikuar në faqen e internetit të revistës “Forbs”, aktoret kanë fituar gati 30 milionë dollarë në periudhën njëvjecare maj 2010- maj 2011.
Parker, roli i dyfishtë si producente dhe aktore në serialin “Sex and the City”, e ka bërë tepër të pasur. Përvec kësaj, ajo ka pasur avantazhin e të pasurit statusin e ikonës së bukurisë dhe ka edhe linjën e saj të parfumeve që i sjellin 18 milionë dollarë fitime.
Ndërsa, për Angelina Zholi, mund të thuhet shumë më tepër, por suksesi i saj qëndron në faktin se ajo me lehtësinë më të madhe mund të aktrojë një film aksion, sikundër edhe në një film dramatik. Vetëm filmi “Turisti” mblodhi 280 milionë dollar fitime.