Basha perkujton deshmoret viziton familjen e Azem Hajdarit
Sot më 5 maj, në këtë ditë të veçantë të përkujtimit të heronjve, kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, ka zhvilluar vizita në familjet e dëshmorëve të kombit.
Në nderim dhe respekt të të rënëve për çlirimin e Shqipërisë, Basha zhvilloi një vizitë në familjen e heroit te popullit Celo Sinani e Hamide Dalipaj.
Po sot, zoti Basha vizitoi edhe familjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdari.
Basha shprehu me këtë rast mirënjohjen e thellë qytetare ndaj figurës së Azem Hajdarit duke u shprehur pranë familjarëve të heroit të demokracisë, se shumë nga të mirat dhe liritë që të gjithë gëzojmë sot, vijnë si kontribut i Azemit dhe gjeneratës së tij në lëvizjen për demokraci.
Lulzim Basha u ndal edhe në familjen e dëshmorit të atdheut, efektivit të policisë, Sajmir Duckallari, ndërsa shprehu mirënjohje të vecantë dhe respekt edhe per 3 efektivët e tjere të policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, dhe Kastriot Feska, që mbetën të vrarë gjatë operacionit për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.
Në këtë ditë, Lulzim Basha ka përkujtuar me mirënjohje kontributin e të gjithë efektiveve të policisë të cilët ndonëse të rënë në kohë të ndryshme, të gjithë u flijuan për sigurinë e qytetarëve të këtij vendi.