E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha përuron rrugën “Murat Toptani”

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha së bashku me ambasadorin e BE-së , Etore Sekui dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi përuroi restaurimin e njërës prej rrugëve më të vjetra në Tiranë, “Murat Toptani”. Në fjalën e rastit, Basha e quajti këtë përurim një ngjarje mjaft të veçantë dhe shumë të bukur, ndërsa shtoi se “ky është një inagurim pa risk, pasi qytetarët e kanë aprovuar ndërtimin e kësaj rruge prej muajsh dhe e kanë shijuar atë”.
Basha u shpreh se restaurimi i kësaj rruge është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë ambasadori i BE-së, Etore Sekui u shpreh se ky projekt është vetëm një pjesë e investimeve që BE po bën në Shqipëri, të cilat arrijnë shifrën rreth 9 milionë euro për restaurimin e disa vendeve historike, në shumë qytete të vendit.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›