E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha premton asfalt në fshatra

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, u ka bërë të ditur banorëve të Mollasit se, së shpejti, nis shtrimi i rrugës nga Klosi deri në Mollas për të vijuar në Selitë e për t‘u lidhur më pas me rrugën nacionale. Basha bëri të ditur se qeveria do të subvencionojë naftën dhe inputet për sipërfaqen e mbjellë. "Prioritet tjetër madhor për këtë mandat është furnizimi me 24 orë ujë. Pasi zgjidhëm problemin e energjisë, mbetet furnizimi me ujë në të gjitha skajet e vendit", u shpreh Basha, i cili informoi banorët se është hapur tenderi për segmentin nga Klosi deri në qendër të Mollasit dhe kjo rrugë do të asfaltohet sipas parametrave që duhen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›