E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendëskryeministri Pollo dhuron gjak

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, zëvendëskryeministri Genc Pollo, i ndjekur nga kandidati për deputet në Qarkun e Beratit, Bujar Hoxhaj, kanë dhuruar gjak pranë spitalit rajonal të qytetit të Beratit. Pollo, në fjalën e tij, u shpreh: "Dita e dhurimit të gjakut është një moment solidariteti si dhe disa ditë tjera, por në rastin e sotëm është një mundësi për të dhuruar gjak me shpresën dhe besimin se gjaku i dhuruar do të shërbejë për të shpëtuar një jetë apo për të shëruar një pacient, i cili ndodhet në nevojë dhe të cilit i duhet kjo ndihmë nga dikush tjetër". Në përfundim Pollo bëri edhe një apel për dhurim më të shpeshtë të gjakut nga politikanët.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›