Xhaferri: Rrugë për Porto Romano
Kandidatët e PD-së në Qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferri dhe Albana Vokshi, premtojnë para banorëve të Spitallës ndërtimin e rrugës nga Muzeumi - Porto Romano, me një vlerë prej 2 miliardë lekësh. Xhaferri theksoi punën e arritur në këto katër vite të qeverisjes, duke veçuar anëtarësimin në NATO si arritjen më të madhe të këtyre katër viteve. "Premtimi ynë për mandatin e ardhshëm është liberalizimi i vizave, pasi çdo shqiptar ka nevojë të lëvizë lirshëm në vendet e BE-së që të takohet me të afërmit", tha ai. Sipas tyre, në këto katër vite, u bë shumë dhe gjatë mandatit të ri qeverisës 2009-2013, të tjera projekte të rëndësishme do të realizohen në shërbim të qytetarëve.