E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësi i Portit kapet me cigare

Pas sekuestrimit të cigareve kontrabandë, mbrëmjen e së dielës, policia ka arrestuar 54-vjeçarin, Edmond Ilia, banues në lagjen "Pavarësia" të Vlorës. Masa ndaj Ilias, punonjës në pilotinën (mjet lundrues që drejton tragetet gjatë ankorimit) "Shqiponja" të Portit të Vlorës është bërë pasi gjatë një kontrolli nga punonjësit e policisë kufitare të Portit të Vlorës, në pilotinën e tij është kapur një sasi e konsiderueshme cigaresh kontrabandë. Dy koli cigaresh të markës "Marlboro" ishin vendosur në dy qese të zeza plastmasi brenda mjetit lundrues.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›