E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi në gjykatë: Nuk ishte për politikë

Burg pa afat për vrasësin e Qerretit. Gjykata e Durrësit ka caktuar dje pas mesditës masën e sigurisë për autorin e vrasjes së militantit të PD-së, Artan Zeka, në Qerret të Durrësit. I hetuari për vrasjen që mori ngjyrime të forta politike, deklaroi para togave të zeza se nuk ka pasur për qëllim të vrasë Artan Zekën. Balla deklaroi se reagimi i tij, ishte pasojë e gjaknxehtësisë pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga viktima dhe njerëz të tij. Ai ka thënë se është rrahur prej viktimës dhe babait të tij, të cilët e kanë akuzuar për heqjen e flamujve dhe posterave elektoralë, ndërsa ai ka reaguar me armë për të dëmtuar makinën e Zekës. Prokurorja e çështjes, Alketa Nushi, ka ndërtuar tablonë e ngjarjes së të premtes së kaluar, ku si pasojë e një sherri të nisur për heqje flamujsh elektoralë e të pasuar me fyerje e përfunduar në krim të rëndë, humbi jetën babai i tre fëmijëve, Artan Zeka. Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana të cilësuara dhe armëmbajtje pa leje për Ballën, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar që krimi të shihet si një akt i kryer nën presionin e një tronditjeje të thellë psikike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›