QSUT, ka 6 muaj që nuk bëhen analizat e tiroideve
19/04/2011 Mungesa e reagentëve i detyron pacinetët të shkojnë drejt faturave të kripura të privatit
Ndonëse kundrejt një fature më të kripur, dyert e laboratorëve privatë mbeten e vetmja mundësi shpëtimi për pacientët që duan të bëjnë analizat e hormoneve, veçanërisht analizat për tiroidet. Prej më se gjashtë muajsh pranë laboratorit biokimi të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk po bëhen më këto analiza për shkak të mungesës së reagentëve, që janë solucione të domosdoshme për kryerjen e tyre. Pacientët çdo ditë përballen me shprehjen e infermierëve se nuk mund t’i bëjmë këto analiza sepse nuk ka reagentë. “Ka 6 muaj që nuk bëhen analizat e tiroideve në QSUT, pasi mungojnë reagentët”, - konfirmon një prej infermiereve të shërbimit, duke shtuar se jo vetëm hormonet e tiroideve, por dhe shumë analiza të tjera hormonale nuk mund të bëhet për mungesë të reagentëve. Komplikaconet e tiroideve prekin një përqindje të konsiderueshme të popullatës, e cila duhet shoqëruar me sërë analizash të vazhdueshme. Sipas mjekut, personave të prekur nga problemet me tiroidet u duhet të bëjnë analizat minimalisht 1 herë në 4 muaj. Për të gjitha rastet këta pacientë detyrohen të shkojnë pranë dyerve të privatit, duke paguar tarifa dy-tri herë më larta, sepse pranë laboratorit biokimik të QSUT-së marrin përgjigjen se nuk ka reagentë e, për rrjedhojë, nuk mund të bëjnë analizën përkatëse. Kështu, e vetmja rrugë mbetet tarifa e kripur e privatit, kjo me qëllim mosrëndimin e mëtejshëm të gjendjes shëndetësore të të sëmurit, pasi listës së pritjes për kryerjen e analizës në shtet nuk dihet se kur i vjen radha. Kështu, e vetmja mundësi që kanë pacientët për t’i bërë këto analiza është të shkojnë në klinika të ndryshme private, ku çmimet janë goxha të larta dhe jo të gjithë ata që kanë nevojë për këto analiza mund t’i përballojnë. “Unë e kam rrogën 25000 lekë. Si mund ta përballoj pagesën kur vetëm analizat e tiroideve më shkojnë 7500 lekë, për të mos folur pastaj për gjërat e tjera?” - shprehet një prej pacientëve. E ndërsa reagentët për bërjen e analizave mungojnë prej muajsh, e vetmja përgjigje që merr nga laboratori është “nuk i bëjmë për momentin”, por sa zgjat ky moment, nuk ta thotë askush. Megjithatë, hormonet duket se nuk janë e vemja analizë që mungon në QSUT, pasi probleme janë shfaqur edhe me analizat e PSA (analiza e prostatës), e cila është mjaft e rëndësishme për të moshuarit). Mungesa e kësaj analize gjithashtu bën që të gjithë ata që kanë nevojë për këtë analizë t’u drejtohen klinikave private. Në këto kushte, pacientët, ndonëse janë pjesë e skemës së sigurimeve, duhet të paguajnë për çdo shërbim që marrin, pasi shteti nuk mund t’ua plotësojë nevojat. Burime pranë QSUT-së bëjnë të ditur se sigurimi i reagjentëve për laboratorin e analizave do të marrë zgjidhje vetëm pasi të jetë zhvilluar tenderi përkatës për sigurimin e tyre, teksa ato pak sasi që siguohen përdoren për rastet emergjente. Në klinika të ndryshme private çmimet e hormoneve variojnë deri në 7 mijë lekë në varësi të llojit, ndërsa PSA, analiza për prostatën, kushton 2800 lekë.