E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha shqipe, kartoteka e leksikut drejt shkatërrimit

Drejtues të Albanologjisë japin alarmin e shkatërrimit të kartotekës së leksikut të gjuhës shqipe. Shqetësimi është ngritur dje nga drejtori i kësaj qendre, Ardian Marashi, në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Marashi shpjegon se bëhet fjalë për 5.5 milionë skedarë që po degradojnë, duke u bërë të pamundur për t’u lexuar, si pasojë e kushteve të renda në të cilat ruhen. “Gjatë gjithë kohës së ekzistencës së institutit, punonjësit e ndryshëm kanë punuar me skedarin, përmes të cilit është bërë fjalori i 81-shit dhe më pas ai i 2006-ës. Pa këtë skedar ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ka skeda që kanë degraduar shumë dhe të tjera që janë degraduar tërësisht. Me një investim jo shumë të madh mund të rregullohet gjithë leksiku”, - ka deklaruar Ardian Marashi. Ai ka shtuar më tej se deri më sot këto fonde arkivore janë trajtuar si inventare dhe se tani është i nevojshëm informatizimi i tyre, në mënyrë që të jenë një lloj trashëgimie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›