Etika mjekësore, ISKSH-UMSH marrëveshje bashkëpunimi
TIRANË- Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Urdhri i Mjekut angazhohen për kontrollin rigoroz të zbatimit të etikës mjekësore. Për këtë kanë nënshkruar sot një marrëveshje përkatëse.
Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana, dhe Presidenti i UMSH, Din Abazaj u zotuan se me anë të kësaj marrëveshje synojnë, kontrollin rigoroz të personelit shëndetësor për zbatimin e Kodit të Etikës dhe Deontologjisë mjekësore, me synim ofrimin e një shërbimi profesional shëndetësor.
“Kur në kontrollet e ushtruara, ISKSH dhe strukturat vartëse konstatojnë shkelje nga mjekët gjatë ushtrimit të profesionit, të papajtueshme me principet e Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, marrin përsipër t`i relatojnë ato në Urdhrin e Mjekeve, i cili do të shqyrtojë dhe ndëshkojë këto raste në vartësi të shkeljeve përkatëse deri në heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-së duke iu referuar memorandumit të nënshkruar mes dy institucioneve.
Abazaj tha se bashkëpunimi me ISKSH ka qenë i vazhdueshëm, por tanimë merr formën e një bashkëpunimi institucional, falë të cilit do të evidentohet dhe merren masa për çdo rast.
Dy institucionet do të ushtrojnë kontrolle të përbashkëta për rastet e korrupsionit ne radhët e profesionisteve të shëndetit. Gjithashtu në memorandum përcaktohet se dy institucionet angazhohen për të gjetur dhe aplikuar format më të përshtatshme për Edukimin e Vazhdueshëm Mjekësor, si edhe për të lehtësuar e mundësuar pjesëmarrjen sa më të gjere te mjekeve në këto forma. ISKSH merr përsipër gjithashtu, të mos lejojë të punësohen në institucionet shëndetësore mjekë, të cilët nuk janë të pajisur me licencën e lëshuar nga Urdhri i Mjekut.
(ma.ar/BalkanWeb)