E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e 38 vjecarit ne Pogradec

Zbardhet vrasja e 38 vjeçarit Miron Begollari nga Pogradeci. Pronari i shtëpisë ku gjend i vdekur 38 vjeçari është ndaluar nga policia e Korçës i dyshuar si autor i vrasjes. I arrestuari është kushëriri i viktimës dhe quhet Gurali Dikellari, 51 vjeç.
Sipas hetimeve të policisë ky i fundit ka vrarë me sopatë kushëririn pasi trupi i pajetë kishte pësuar goditje të rënda në kokë.
Gjithashtu është bërë dhe kontrolli i celularit të të dyshuarit, ku janë gjetur disa mesazhe të cilat në përmbajtjen e tyre, kanë të bëjnë me trafikimin e nje minoreneje në moshën 17 vjeç.
Miron Begollari është banues në fshatin Vërdovë, dhe ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së kushëririt te tij. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›