E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi parlamentar i PD-se nje minute heshtje per Havel

Kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij mbajtur përpara ligjvënësve demokratë shprehu vlerësimet e tij për figurën e ish-presidentit Vaclav Havel. Madje, në shenjë respekti ndaj vlerave dhe kontributeve të ish-heroit antikomunist, kreu i ekzekutivit dhe grupi parlamentar i PD-së mbajti një minutë heshtje.
Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha shprehu falënderimet për angazhimin e institucioneve të tilla si Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i, të cilët me ekspertizën dhe propozimet e tyre, çojnë më tej përmirësimin e kuadrit ligjor për reformën zgjedhore.
Gjithashtu, kreu i qeverisë kërkoi nga dy forcat kryesore në vend që të përshpejtojnë punën për përmirësimin e reformës parlamentare.
Më tej në fjalën e tij, Kreyministri bëri me dije lidhur me aktin normativ që ka miratuar qeveria dhe që pritet t’i vihet në dispozicion Kuvendit.
“Do t’u informoj se qeveria do të sjellë brenda ditëve në vijim një akt normativ me të cilin ne do të shtyjmë dhe dy muaj të tjerë periudhën e faljes për rregjistrimin e banesave. Edhe pse ky proces ka ecur në mënyrë të shkëlqyer, ditëve të fundit ka një dyndje të madhe në zyrat e rregjistrimit, dhe është i pamundur përballimi i këtij numri. Për këtë arsye rregjistrimi do të vijojë deri në datën e fundit të muajit shkurt”, u shpreh Berisha.
Gjithashtu, kreu i ekzekutivit trajtoi në fjalën e tij dhe çështjen e energjisë elektrike dhe të borxhit publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›