E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, mbanin armë dhe municione pa leje, pranga dy 20-vjecarëve

KRUJË- Polica e Krujës ka arrestuar dy bashkëmoshatar, për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se gjatë kontrollit që unifromat blu kanë ushtruar në banesën e 20-vjeçarit Xhevahir Rroçi, në fshatin Shkretë të Krujës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pushkë të modeleve të ndryshme, 80 fishekë dhe një kallëp tritol.

Ndërkohë që në banesën e bashkëmoshatarit të tij, Selman Lika, policia gjeti dhe sekuestroi dy kallëpe tritoli, fitila zjarrpërcjellës, kapsolla detonatore, dhe pesë krëhëra pushke.

Materialet në ngarkim të dy të rinjve i janë dërguar Prokurorisë së rrethit të Krujës për hetime të mëtejshme. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e ‘armëmbajtjes pa leje’.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›