E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Mehdu Thacin, shkëmbejnë urime për arritjet në zgjedhje

TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot në një takim, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi.

Kryeministri Berisha e uroi zotin Thaçi për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni dhe vlerësoi qëndrimin konstruktiv dhe pro integrimit euroatlantik që PDSH-së , por edhe partitë e tjera shqiptare demonstruan gjatë fushatës elektorale në Maqedoni.

Edhe zoti Thaçi e uroi Kryeministrin Berisha për përmbylljen me sukses të procesit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 8 maji, si dhe për fitoren në Tiranë.

Për kryeministrin Berisha ky ishte një proces tërësisht transparent, bazuar mbi parimin themelor se vota e lirë e çdo qytetari duhet numëruar, parim që u konfirmua edhe nga vendimet e gjykatës.

“Përpjekjet e shumta për bllokimin dhe zvarritjen e procesit kishin për qëllim që të mohohej vullneti i shprehur qartë i 762 qytetarëve të Tiranës, çka është e papranueshme për një sistem demokratik, në themel të të cilit qëndrojnë zgjedhjet e lira e demokratike”,-u shpreh kryeministri Berisha.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›