Tiranë, përzgjidhen shefat e rinj të pavijoneve në spitale

Ndërkohë nga 58 shërbime në total, në 2 prej tyre do të rivotohet sërish për shkak të mosarritjes së kuorumit të duhur për kandidatin fitues.
"Është një proces që në mënyrën e procedimit të tij, në praktikën e përdorur dhe mënyrën sesi kandidatët aplikuan, praktikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë një mënyrë bashkëkohore evropiane", tha sot ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Ai shtoi se kandidimi ka qenë i hapur dhe i lirë për këdo që përmbushte kriteret e domosdoshme në planin shkencor, didaktik, menaxherial dhe ideve për ecjen e shërbimit. Një tjetër vendim i rëndësishëm i bordit është dhe ngritja e një grupi pune për ristrukturimin e të gjithë shërbimeve universitare, për t’i racionalizuar ato, si dhe për të parë performancën e tyre.
"Do të shkojmë drejt një QSU efiçente që shfrytëzohet maksimalisht, me qëllim intensifikimin e punës akademiko-shkencore, për të racionalizuar burimet dhe energjitë", tha Vasili. /S.Ll/Start/
2011-07-26 15:51