E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha prinë me 725 vota

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 21:55

Kanë mbetur vetëm edhe pak kuti për tu numëruar në njësinë numër 5. Pas kësaj do të dihet përfundimisht se kush do ta udhëheqë kryeqytetin për 4 vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve Basha është në një avantazh prej 725 votave. Basha ka marrë 122700, kurse Rama 121975 dhe kanditati Hysmi Milloshi 1345.

Basha në disa kuti është në avantazh edhe në këtë njësi ose Rama është në avantaz, por ai është i lehtë.

Afrohet fundi, Basha në avantazh të lehtë

Kur kanë mbetur edhe vetëm 20 kuti pa numëruar kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kryeson me 921 vota ndaj rivalit të tij, Edi Rama. Vetëm 1 njësi bashkiake ka mbetur dhe atë të njësisë 5 që besohet se është një bastion i së majtës.

Gara është shumë e ngushtë dhe ka mundësi që për fituesin të presim deri në numrin e votës së fundit. Këto janë rezultatet e fundit të e zgjedhjeve vendore të 8 majit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Kurse sipas rezultateve të burimeve të Top channel, distanca mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes është 638 vota në favor të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”.

Sipas tch mbrëmë ka përfunduar numërimi në të gjitha kutive të njësive bashkiake, përveç numërimit të 16 kutive të njësisë 5, ku është vendosur ndërprerja e procesit dhe rinisja e tij sot në orën 8:30 .

Në këtë njësi janë numëruar 49 nga 65 kuti në total. Mbeten edhe 16 kuti që vendosin kryebashkiakun e Tiranës. Në këtë njësi udhëheq Rama me 14760 vota kundrejt Bashës që ka 10387. Dhe kjo diferencë në këtë njësi i jep shpresë Ramës që të rizgjidhet kryetar bashkie për të katërtën herë.(Qendra)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›