Stekelenburg pret transferim larg Holandës

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 18:00
Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg do të refuzon ofertën për kontratë të re nga klubi derisa synon të transferohet jashtë Holandës, ka njoftuar menaxheri i tij Rob Jansen. Reprezentuesi holandez spekulohet se kërkohet nga Tottenha, Arsenal, Manchester United, Juventus dhe së fundmi Schalke 04.
“Do të dëgjojmë se çka kërkon Ajaxi. Ne kemi marrëdhënie të mira. Por, Maarten synon të transferohet te një klub i mirë në një ligë më të madhe”, tha Jansen për Algemeen Dagblad. 28 vjeqari ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2012.