E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju York ne shenjestren e terroristeve. Pranga dy afriokanoverioreve

Shtetet e bashkuara e Nju jorku mbeten shënjestra e akteve terroriste . Në Nju-Jork janë arrestuar dy persona me origjinë nga Afrika Veriore, të cilët mendohet se kanë pas bërë plane për të sulmuar sinagogat dhe Empire State Building.

Kundër të dyshuarve në moshën 26 dhe 20 vjeç, një algjerian dhe një me origjinë nga maroku, Ahmed Ferhani e Mohamed Mamdouh është hetuar për shtatë muaj në mënyrë të fshehtë, bënë të ditur autoritetet në metropolin amerikan.

Ata u ndaluan pasi blenë një bombë dore, tre pistoleta gjysëm automatike dhe 150 karikartorë nga një agjent i infiltruar. Bëhet fjalë për terroristë të izoluar a lidhje me grupet ekstremiste si rrjeti terrorist Al Kaida. Në rast dënimi ata rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Ky është sulmi i 13-të, i shmangur i islamistëve të supozuar në Nju-Jork, që prej sulmeve terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në 11 shtator 2001.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›