Hakmerren talebanet 80 te vdekur dhe 100 te plagosur ne Pakistan

Talebanët marrin hak për vrasjen e kreut të terrorist Osama bin Laden. Në dy shpërthime të njëpasnjëshme bombash në një qendër stërvitore, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 80 persona ndërsa janë plagosur afro 100 të tjerë.
Sulmet me bomba ndodhën në Shabqadar, afër një baze ushtarake, në çastin kur rekrutët po përgatiteshin të largoheshin nga qendra. Policia tha se është konfirmuar vrasja e 73 personave e ishin ndërmarrë nga dy kamikazë. Shumica e viktimave të sulmit të sotëm ishin rekrutë policie.
Atentati më i rëndë këtë vit në Pakistan ndodhi në rajonin Charsadda në veri të kryeqytetit të provincës Peshaëar. Përgjegjësinë për aktin e morën talibanët radikalë islamikë.
Një zëdhënës paralajmëroi në të njëjtën kohë sulme të tjera në Pakistan dhe Afganistan për t'u hakmarrë kësisoj për vrasjen e shefit të Al Kaidës Osama bin Laden nga një komando speciale amerikane.