Montella trajner i Sampdorias ?

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 17:18
Vincenzo Montella mund të përfundon te Sampdoria nëse Roma vendos të mos e konfirmon si trajner për sezonin e ardhshëm kanë njoftuar mediet italiane.
Ish sulmuesi i cili zëvendësoi Claudio Ranierin në bankinën e Giallorossëve më herët gjatë këtij sezoni shpreson të fiton kontratë afatgjate mirëpo pronarët e rinj amerikan besohet se do të vendosin për ndarje.
Por, Montella ka planin B. Ai thuhet se është i gatshëm të merr drejtimin e Sampdorias edhe nëse klubi nga Genoa bie në Serie B.