E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgu 313, kapen celulare ne frigorifer

Tirane-Me shume se 25 aparate celulari u zbuluan teksa nje 33-vjecare po tentonte t'i fuste brenda ne qelite e burgut 313 ne Tirane. Aparatet ishin te montuara brenda nje frigoriferi, dhe dyshohet se do t'i dergoheshin nje te burgosuri. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes, kur Flora Dajci, 33 vjec lindur ne Shkoder dhe banuese ne Tirane, po kontrollohej para se te hynte ne burg. Gjate nje kontrolli rutine, gardianet kane pare disa celulare te montuar ne trupin e frigoriferit. Menjehere jane lajmeruar forcat e policise, te cilat kryen edhe arrestimin ne flagrance te Dajcit. Pas kontrollit te imtesishem ne frigorifer, vec 25 celulareve te tipeve te ndryshme, u gjeten 25 karikues telefoni, 5 spina karikuesish, nje kufje me fish USB dhe nje celes anglez. Te gjitha keto sende u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. E ndaluara do te pergjigjet per vepren penale te "dhenies ndihme te te burgosurve". Pritet te zbardhen detaje per identifikimin e porositesve te celulareve dhe kontaktet qe ata do te krijonin me personat jashte. Ky eshte rasti i dyte brenda pak diteve, te bllokimit te nje numri te konsiderueshem celularesh ne burgun 313 ne Tirane. Vetem 5 dite me pare, gjate nje kontrolli rutine te gardianeve u gjeten brenda ne nje frigorifer 36 celulare. Per kete rast u ndalua 22-vjecarja, Fabiola Musja, e cila tentoi t'ia jepte celularet te fejuarit te saj, Klodian Meraja, i denuar me 5 vjet burg per vjedhje. Ne baze te dy rasteve te fundit, kane nisur edhe hetimet per menyren e re te gjetur nga te burgosurit, per t'u pajisur me kete mjet komunikimi nepermjet pajisjeve elektro-shtepiake.

L.Koraqi

Arrestimi

Policia arreston 33-vjecaren Flora Dajci, e cila synonte t'ia jepte celularet familjarit te saj te burgosur Mondi Mulliu. I burgosuri eshte vene ne masa te rrepta sigurie, ndersa e arrestuara eshte marre ne pyetje per te sqaruar rastin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›