Dalipi: Dushan Mugosha u kthye ketu pas 60 vitesh me emrin Damir Fazllic
Ministri i Jashtem Lulezim Basha qendron ne post ende, sepse ka mbeshtetjen e kryeministrit Sali Berisha per sherbimet qe i ka bere. Keshtu u shpreh dje ne Kuvend, deputeti socialist Alfred Dalipi, i cili tha se Basha akuzohet nga organet kompetente per shperdorim detyre, vjedhje ne bashkepunim dhe shkelje te barazise ne tendera. "Flitet per akuza politike. Gjithe mbrojtja per aktin me korruptiv te kryer ndonjehere nga nje zyrtar i larte shqiptar, me pasoje ekonomike kolosale, sigurisht qe mund te ngrihet vetem politikisht. Ministri pa imunitet Lulzim Basha sipas deklarates se Kryeministrit eshte sulmuar politikisht dhe do te mbrohet politikisht", tha Dalipi. Sipas tij, e vetmja akuze qe eshte me shume politike se financiare eshte ajo se Lul Basha ish minister Transportesh ka transportuar dhe trafikuar patriotizmin e shqiptareve, per interesa te familjes politike me mbeshtetjen e plote dhe vullnetin e Kryeministrit te vendit dhe familjes se tij biologjike. Dalipi akuzoi se asnjehere me shume se sot, serbet nuk kane qene prezent ne ekonomine shqiptare. "Dushan Mugosha pas 60 vjetesh eshte ngjallur per ju, ka nderruar emrin ne Damir Fazllic, dhe po pasurohet ne mes te Tiranes", tha ai. Socialisti, theksoi se Basha si minister i pandehur dhe pa imunitet, dhe eshte perdorur jo vetem politikisht qe ta trajtoje ceshtjen e tij si nje farse akuzash politike.