E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, takim me kreun e policisë belge

Dje, ministri i Punëve të Brendshme, Luzim Basha, priti komisionerin e përgjithshëm të Policisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, Fernand Koekelberg. Në takimin e ngrohtë, u ra dakord që strukturat policore të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës të thellojnë nivelin e bashkëpunimit dypalësh, posaçërisht për shkëmbimin e informacionit, si dhe për ekzekutimin e fletarresteve e të ekstradimeve të kërkuara nga gjykatat e të dyja vendeve respektive. "Kemi sfida e objektiva të njëjta dhe përballemi me të njëjtat kërcënime të kriminalitetit, ndaj duhet të thellojmë bashkëpunimin dhe në veçanti shkëmbimin e përvojës dhe informacionit". Nga ana tjetër, komisioneri i përgjithshëm i Policisë Federale të Belgjikës, Fernand Koekelberg, vlerësoi rezultatet e policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim në goditjen e elementëve kriminalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›