Mes shamisë dhe modernizimit
Shume gra në Turqi mbajnë shami edhe pse me fytyrën e mbuluar nuk mund të frekuentojnë universitetin apo të punojnë në ndërtesat publike. Një situatë që mund të duket paradoksale për një vend mysliman. Por jo për Turqinë laike, ku kush e ngre zërin mbi këto kontradikta mund të përfundojë në telashe. Ashtu siç i ndodhi Nilufer Gole. Sociologia turke 56 vjeçe, që i pëlqen të mos i mbulojë flokët e kuq me kaçurrela, i ka zemëruar keq "ruajtësit" e laicizmit radikal në Ankara. Jo për aspektin e saj të jashtëm, por për deklaratat e saj shumë eksplicite. Për këtë arsye, për të vazhduar studimet mbi shaminë dhe modernizmin vendosi të transferohej jashtë vendit. Në shumë vende emigracioni ka bërë që të vërehen diferenca të ndryshme sidomos mes grave europiane dhe atyre të ardhura nga vendet myslimane. Në Perëndim, shamia konsiderohet një objekti i huaj, i dalë jashtë mode dhe nuk është pritur mirë. Megjithatë, shumë myslimanë, janë transferuar në Europë dhe është bërë e pamundur të injorosh problemin se si mund të pajtosh islamin me stilin e jetës perëndimore. Docente në "Ecole des hautes etudes en sciences sociales", një nga qendrat e studimeve sociale më të rëndësishme në botë, ajo punon në Saint-Germain-des-Pres, lagjja e Parisit që frekuentohet nga artistë dhe intelektualë. Nga dritarja e zyrës së saj shihen si kulla "Eiffel" ashtu dhe kupola e "Hotel des Invaledes". Për xhami as që bëhet fjalë. "Ato janë në periferi", tregon Gole. "Më intereson transformimi i thellë që ndodh kur përballen dy persona dhe dy kultura", thotë sociologia. Në librin e saj të fundit "Interpenetrations, islam et l‘Europe", Gole flet për fundamentalistët islamikë, për myslimanët dhe reagimet e europianëve ndaj pranisë së tyre. Në Francë dhe Gjermani, në shkolla shumë klasa janë të përbëra nga gjysmat e nxënësve me besimin mysliman. Shoqëritë europiane po bëhen gjithmonë e më shumë heterogjene. Gole u transferua në Paris thuajse pak para 11 shtatorit të 2001-it, një datë që shënoi një kthesë në punën e saj. Pas sulmit ndaj SHBA-së, kujton sociologia, konceptet e dhunës dhe përplasjeve "morën një rol të dorës së parë mes islamit dhe Perëndimit". Më parë Gole kishte punuar si kërkuese në Turqi, Francë, Gjermani dhe SHBA, duke zhvilluar studime mbi modernizimin dhe vizibilitetin social të islamit. Pas vitit 2001, ajo ka vënë re një intensifikim të debatit mbi shaminë, mbi krimin e nderit dhe futjen e Turqisë në Bashkimin Europian. Pastaj erdhën revoltat në lagjet parisiene ku morën pjesë shumë të rinj myslimanë dhe polemikat mbi karikaturat e Muhamedit në Danimarkë. "Studimi im është bërë një temë me interes publik", tregon.
Një karrierë e komplikuar
Për Gole kërkimi nuk ka qenë kurrë i karakterizuar nga qetësia. Pas studimeve universitare të përfunduara në vitet ‘70, karriera e saj është shoqëruar gjithmonë nga polemika, kritika dhe sulme personale. Gole ka dhënë sociologji për 15 vjet në Universitetin e Bogazicit në Stamboll. Një ditë të bukur gazetat që mbështesin laicizmin më të ashpër u hodhën kundër tezave të saj, ndërsa kolegët dhe studentët firmosën një peticion për ta hequr nga puna. "Ishin të gjithë të zemëruar me mua dhe nuk donin as të më dëgjonin. Në fund u largova se pata ndjesinë se nuk isha e mirëpritur", kujton Gole. Në studimet e saj Nilufer pyet nëse besimi mund të jetë modern. Për vite me radhë ka intervistuar gra besimtare, duke treguar se asnjëra prej tyre është e gatshme të zgjedhë mes shamisë dhe modernitetit. Nuk mbulohen me shami në shtëpi, por kur shkojnë në treg ose dalin në rrugë ku të gjithë i shohin. "Shamia është bërë një simbol identiteti", thotë. Në Turqi në qendra tregtare gratë me shami vihen re, po aq sa në Europën Perëndimore. Gratë besimtare "duan ta çojnë besimin edhe në publik", shpjegon sociologia. Gole është e bindur se të jesh modern nuk do të thotë vetëm të bësh një jetë mondane. Ajo e cilëson veten një myslimane me kulturë laike. Babai saj ishte deputet i Partisë Republikane të Popullit (CHP), Partia e Ataturkut. Sot, e bija mbështet se gratë me shami janë moderne edhe pse nuk pranojnë idetë perëndimore të individualizmit dhe seksualitetit. Teza e Gole merr spunto nga fakti se gratë myslimane janë bërë më kritike dhe refleksive, "sidomos përballë tensioneve mes normave fetare dhe eksperiencave të jetës". Ajo është e bindur se ardhja e besimtarëve në qytetet e mëdha po modifikon islamin, duke e bërë më individual, të ndryshueshëm dhe aktual. Gratë myslimane duan të marrin një arsimim laik, kanë ambicie në karrierë politike dhe publike dhe refuzojnë rolet tradicionale të gjinisë. Madje ‘hakmerren" edhe ndaj të drejtës për të frekuentuar universitetin të mbuluara me shami, edhe pse shteti turk ua pengon. "Kërkojnë një mënyrë për të qenë myslimane dhe moderne në të njëjtën kohë dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në modifikimin e shoqërisë", tregon Gole. Shumë turq as që donin të dëgjonin për këtë tezë. Dikur një koleg i pati thënë "Kjo e jotja është një sociologji e keqe". Duke folur me Gole e kupton se rrugët e modernitetit janë shumë dhe se nuk është moderne vetëm ajo që është konceptuar dhe realizuar në Perëndim ndalimi i shamive në shkolla, si ai i vendosur në Francë, sipas saj nuk është një ide e mirë. Shpesh islami gjykohet negativisht dhe shihet si i rrezikshëm. Duhet kaluar bindja se Europa ka një mision civilizues siç mendohej në fillim të 1900-s. "Turqia e ka kaluar Francën në debatin mbi laicitetin dhe besimin", tregon më tej sociologia turke. Në shekullin e 21-të një "modernizim me tepricë" ka gjeneruar në Ankara një "laicizëm të fortë dhe autoritar". Por nga viti 2002 Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) ka mbledhur rreth vetes myslimanë të shtresës së mesme që kanë bërë një hap drejt modernitetit. Gole ka të drejtë deri në një farë pike, sepse Turqia nuk është vendi që duhet marrë si
shembull. Shumë turq refuzojnë të njohin progresin e islamit. Atëherë, cili është ideali i bashkëjetesës mes islamit dhe Europës? "E rëndësishme është të dallosh diversitetin dhe influencën reciproke", thotë Gole.