Gjobat për partitë, KQZ shtyn vendimmarrjen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për në fillim të muajit dhjetor vendimmarrjen për gjobitjen e partive politike që nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor sa u përket rregullave për kryerjen e auditit. Ndërkaq, KQZ vendosi që të publikojë në detaje të gjitha raportet e subjekteve që garuan në zgjedhje para datës 2 dhjetor. Komisioni Qendror Zgjedhor mori në shqyrtim draftin e paraqitur nga ana a administratës, duke diskutuar rreth mënyrës së gjobave që u janë vënë disa partive që nuk kanë respektuar kodin. Ndërkohë, përfaqësuesit e partive që janë gjobitur, paraqitën pretendimet e tyre. Eksperti ligjor i PAD-së tha se është e padrejtë gjobitja në adresë të kësaj partie për shkak të mungesës së llogarisë bankare. Ai shpjegoi se partia nuk e ka hapur një të tillë, pasi nuk ka pasur dhurime apo donacione. Pretendimet e tij u mbështetën edhe nga anëtari i KQZ-së, Pandeli Varfri. Ndërsa nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, kërkoi që drafti në fjalë të ndahej në dy pjesë, një vendim për gjobat dhe një tjetër për datën e publikimit të raporteve. Nisur nga fakti që, sipas saj, administrata ka njoftuar me vonesë për mbledhjen e sotme, përfaqësuesit e partive nuk janë bërë gati që të mbrohen nga propozimet e administratës së KQZ-së. Në këtë mënyrë, KQZ ra dakord që të shtyjë për më vonë vendimmarrjen, në një kohë kur këto parti kanë të drejtën të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e mundshëm të këtij institucioni.
Në total, sipas deklarimeve, 366 milionë lekë janë shpenzuar nga partitë politike në zgjedhjet e 28 qershorit, 115 prej të cilave donacione private. Në raportin përfundimtar për shpenzimet e fushatës, ekspertët kontabël kanë konstatuar se as këto zgjedhje nuk i kanë shpëtuar informalitetit. Me përjashtim të partive të mëdha, pjesa më e madhe e subjekteve pjesëmarrëse në garën elektorale nuk kanë ndjekur rregullat e kodit. Nuk kanë hapur llogari bankare, dhe as kanë dokumentuar rregullisht shpenzimet. Megjithatë, asnjë parti nuk ka shpenzuar më shumë se 165 milionë lekë, që është shuma limit e përcaktuar në kod. Por jo të gjitha partitë kanë mundur të tërheqin donatorët privatë gjatë fushatës, por vetëm 13 prej tyre, ku vendin e parë e zë Partia Demokratike, duke përfituar një total prej më shumë se 81 milionë lekë. Pas tyre renditen socialistët me 7 milionë lekë, ndërsa në vend të fundit Partia Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës, me më pak se 500 mijë lekë. 18 subjekte të tjerë garues në 28 qershor nuk kanë mundur të përfitojnë ndonjë lek. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar masa ndëshkimore për shkelësit, me gjoba që variojnë nga 500 mijë, deri në 600 mijë lekë.