Basha takime në Elbasan
Elbasan -“Modeli i dështuar dhe korruptiv që Edi Rama instaloi në Bashkinë e Tiranës kërkon të kthehet sot si model i ri për tu instaluar ne të gjithë Shqipërinë. Këtë tha Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në takimin me banorë të Bashkisë Belsh dhe komunave Fierz, Rrasë e Shushicë. Në gjithë këto vite, vëmendja e Ramës, tha Basha, është e përqendruar vetëm tek lejet e ndërtimit të pallateve shumëkatëshe, ku fitimi i ndarë me bashkëpunëtorët e tij, natyrshëm, është më i madh.
“Ne nuk mund të lejojmë që modeli i dështuar të rikthehet si model i ri. Nuk mund të lejojmë që në 28 leje ndërtimi, 19 t’i marrë vetëm shoku i kryetarit. Ne nuk mund të lejojmë që në 18 vepra publike, 14 i ka marre vetëm një kontraktor, kushdo qofte ky. Nuk mund të lejojmë që klientela, miqësitë me afera korruptive të jenë motivi i administratës”-theksoi ministri Basha.
Për të kuptuar modelin qeverisës të Ramës-tha Basha-mjafton të shikosh rrugët dhe trotuaret e Kryeqytetit të cilat, ndonëse kanë kushtuar një mal me para, vetëm pak muaj ose ditë pas rikonstruksionit janë shkatërruar plotësisht. Ky model, tha Basha, nuk mund të konkurrojë me autostradat që po ndërtohen nga jugu në veri, me shkollat, hidrocentralet e termocentralet, me imazhin tjetër që Shqipëria si anëtare e NATO-s ofron në mbarë botën.