Mblidhet koalicioni i majtë
Tiranë -Koalicioni “Bashkimi për ndryshim” pati sot daljen e parë publike para mediave. Të pestë liderët e këtij koalicioni janë shprehur të bindur në fitoren e 28 qershorit. “Sot ne fillojmë një rrugëtim si një Bashkim i Ri i për Ndryshim, përtej kufijve të partive, me të gjithë qytetarët e qytetaret që duan t’i japin vendit dhe vetes një qeveri të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit. Që duan fundin e një historie përditë e më shqetësuese të një qeverie, e cila është kapur fort pas interesave të një grushti njerëzish”-deklaroi Edi Rama, kryetari i partisë socialiste.
Kreu socialiste shtoi se 28 qershori, është dita e gjykimit për këto 4 vite, që nuk mund të përsëriten dhe për t’i dhënë fund një tranzicioni të stërzgjatur.
Kreu socialiste shtoi se 28 qershori, është dita e gjykimit për këto 4 vite, që nuk mund të përsëriten dhe për t’i dhënë fund një tranzicioni të stërzgjatur.