“GSH”, PD: Truk mediatik
Tiranë -Partia Demokratike, reagoi mbi atë që media të caktuara e vlerësuar si bllokim të daljes në treg të Gazetës Shqiptare. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli e ka vlerësuar si një truk të pastër të vetë medias. “E vërteta është se kemi të bëjmë me një truk të pastër të medias në fjalë. Në të vërtetë bëhet fjalë për për një skenar të thurur dobët që synon të përmirësojë reputacionin e një medie. Një medie që e vetmja mënyrë që i ka mbetur për tu shitur është duke viktimizuar veten dhe duke pretenduar që e kanë hequr me forcë nga dora e lexuesit”-theksoi Mëhilli.
Ajo shtoi “që nuk mund të lejohet është vendosja e trukeve politike-mediatike si një standard për të vërtetën dhe fjalën e lirë, Gazeta në fjalë nuk është bllokuar për shkak të informacioneve që ajo dispononte, por vetëm për shkak të pazareve të menaxherëve të saj”.
E vërteta është se gazeta ka funksionuar normalisht në tregun e abonimeve, të cilat nuk varen prej menaxherëve të kësaj gazete-vijoi Mëhilli, ndërsa ka shtuar se të gjithë abonuesit si dhe rrethet kanë pasur mundësinë që të kenë të plotë numrin e kësaj gazete.
Zëdhënësja tha se kjo situatë është verifikuar edhe nga shpërndarësi i gazetës RD Dritan Danaj i cili bëri një investigim të thjeshtë në të gjitha pikat e shitjes së gazetave duke vërtetuar se nuk u ka shkuar asnjë numër i gazetës që pretendon se është bllokuar. Kjo është diçka që ç’do shqiptar mund ta verifikojnë lehtësisht dhe të kuptojnë se në ç’pikë arrin hipokrizia mediatike dhe falsiteti i kësaj medie.