Miratohet akti për shtyrjen e afatit për ligjin e faljes

Akti kërkon shumicë të thjeshtë në Parlament, çka pritet të kalojë pa problem.
Në komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku edhe u miratua akti, zv/ministri i Financave, Alfred Rrushaj, theksoi se shtyrja e afatit vetëm për rivlerësimin e pasurive erdhi si rezultat i një fluksi shumë të lartë të qytetarëve gjatë muajit dhjetor. Opozita e kundërshtoi shtyrjen e afatit për ligjin e faljes me arsyetimin se një proces i tillë nuk mund të zgjasë pafundësisht. Biznesi kërkoi një shtyrje të afatit të ligjit të faljes të paktën me gjashtë muaj nga 3 që u miratua në komision.
Afati i fundit për këtë proces ka qenë 31 dhjetori i 2011.Të ardhurat e arkëtuara në buxhetin e shtetit në zbatim të ligjit "Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjesë të borxhit tatimor dhe doganor" deri në fund të muajit nëntor, sipas ministrisë së Financave, llogariten 663 milionë lekë. Sipas statistikave, nga tatimi në burim për legalizimin e shumës në të holla nga individët, janë arkëtuar 2.8 milionë lekë. Ndërsa të ardhurat e arkëtuara në buxhet nga rivlerësimi i pasurisë së individëve, burim ky i tatuar me 1 %, rezulton se janë arkëtuar 629.9 miliardë lekë. Ndërkohë, nga rivlerësimi i pasurisë së personave juridikë, që llogaritet nga një tatim prej 3 %, janë mbledhur 2.1 milionë lekë. /Start/
2012-01-17 16:28