E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, takime ne Uashington

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha zhvilloi dje, nje vizite pune 2 ditore ne Uashington, duke zhvilluar nje vizite ne Shtepine e Bardhe. Basha u prit ne Shtepine e Bardhe nga zv/Keshilltari per Sigurine Kombetare i Presidentit Bush, Ambasadori James Jeffrey; ne Departamentin e Shtetit nga Ndihmes-Sekretari i Shtetit Daniel Fried; dhe ne takime te vecanta ne Senatin Amerikan nga senatori republikan Richard Lugar, Bashkekryetar i Komisionit per Punet e Jashtme, dhe senatoret demokrate Evan Bayh, Tom Carper dhe Benjamin Cardin, anetare te Komisionit te Puneve te Jashtme te Senatit Amerikan. Ratifikimi i Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne "NATO" nga Senati Amerikan, bashkepunimi bilateral Shqiperi - SHBA, zhvillimet ne Evropen Juglindore dhe koordinimi i bashkepunimit te metejshem ishin temat kryesore te takimeve te ministrit Basha ne Uashington. Keshtu gjate takimeve ministri Basha i njohu senatoret amerikane me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi me theks te vecante ne konsolidimin e reformave ekonomike e fiskale. Nga ana e tyre, senatoret amerikane vleresuan reformat e ndermarra nga Shqiperia dhe hapat e shpejte qe ajo ka hedhur ne drejtim te konsolidimit te institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›