Ne zgjedhje, me karta identiteti
TIRANE - Zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 vetem me karta identiteti. Ky ka qene kushti i vene, duke nenvizuar se nese qytetaret shqiptare nuk do te kene karte identiteti, nuk do te kene te drejte te votojne. Kjo eshte bere me dije dje, gjate diskutimeve ne Komisionin Parlamentar per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Ferdinand Poni, zv.ministri i Brendshem, dha informacion rreth punes se ministrise per realizimin e regjistrave elektronike te gjendjes civile, te cilat do te perbejne bazen e punes per hartimin e listave te zgjedhesve, per prodhimin e kartave te identitetit si dhe per prodhimin e pasaportave biometrike. Nderkohe qe debati midis Ponit dhe deputeteve te opozites ne Komision u perqendrua tek e drejta e emigranteve per te votuar. Deputeti i PS-se, Xhafaj ka qene skeptik ne lidhje me garancite qe jep qeveria per t'i dhene mundesine emigranteve per te votuar, si dhe per pastrimin e listave nga dublikatat. "Nga shpjegimi juaj une nuk ndjehem i plotesuar dhe i sqaruar. Ne nuk marrim garancite e nevojshme. Ju duhet te pranoni se nuk keni mundesi te garantoni te drejten emigranteve, por beni deklarata politike, vetem se ka bere nje deklarate kreu i qeverise suaj dhe ju i shkoni nga pas. Me thoni, a mundeni ju te keni gati listen e zgjedhesve 9 muaj pra zgjedhjeve?", tha Xhafaj. Njeheresh ai theksoi se vazhdon te mbetet ende problem pastrimi i listave nga dublikatat. Zv.ministri Poni garantoi se sistemi digjital, i cili eshte vene ne dispozicion nga firma austriake, qe do te merret me prodhimin e kartave te identitetetit, jep mundesine e prodhimit brenda nje ore te listave te zgjedhesve. "E kemi gati per nje ore listen e zgjedhesve dhe jo per tre muaj sic ishte ne kohen tuaj", ka kundershtuar Poni. Zv.ministri hodhi idene qe emigrantet kur te vijne ne Shqiperi te aplikojne per pajisjen e tyre me karte, dhe vetem ne kete menyre do te kene mundesi te marrin pjese ne zgjedhje. Zevendesministri Poni beri te ditur per anetaret e komisionit se ministria ka perfunduar regjistrin elektronik te gjendjes civile dhe ne daten 30 shtator perfundon lidhja on-line e te dhenave me serverin kombetar. Pas perfundimit te ketij procesi, Poni tha se deri ne daten 15 nentor do te punohet per vendosjen e numrit te identifikimit qytetareve shqiptare, proces ky qe perben pikenisjen per kartat e identitetit. Zevendesministri gjithashtu beri te ditur se para zgjedhjeve te vitit 2009 ministria do te kete gati kartat e identitetit dhe shpreson gjithashtu dhe pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike. Keta te fundit sipas Ponit do te kene nje cmim prej 5 mije lekesh dhe do te kene me shume te dhena te sigurta. Poni gjithashtu siguroi deputetet e opozites se procesi eshte shume transparent dhe ata mund te kerkojne dhe t'u vihet ne dispozicion i gjithe dokumentacioni ligjor qe lidhet me kete proces. Bashkekryetari i Komisionit per Kodin Zgjedhor, Ilir Rusmali kerkoi nga deputetet opozitare qe te mos e paragjykojne procesin. Ai tha se ne baze te kontrates kompania austriake ka premtuar se do te prodhoje jo me pak se 15 mije karta identiteti ne dite. Sipas tij, jane parashikuar gjithsej te prodhohen rreth 4 milion e 300 karta identiteti, qe perben nje sfide, pasi jane trefishi i votuesve. A.G