Topi: Investime ne Veri
Presidenti Bamir Topi, zhvilloi diten e djeshme nje vizite pune ne rrethin e Pukes. Gjate vizitave ne komunat e kesaj zone, kreu i shtetit beri thirrje per me shume investime ne keto zona me bukuri te vecanta dhe resurse natyrore. Kryetari i shtetit ka qene i pranishem ne ceremonine e celjes se "Panairit Agro-Ushqimor" me produkte te zones duke u pershendetur nga afer me fermeret, te cilet kishin ekspozuar produktet e tyre karakteristike te zones duke u interesuar me detaje per punen dhe veshtiresite e tyre. Presidenti Topi mori pjese me pas ne punimet e Konferences "Mbi zhvillimin e zonave malore, potencialet dhe perspektivat" e organizuar ne Pallatin e Kultures se qytetit te Pukes, nje iniciative kjo e Forumit te zonave malore dhe grupit te deputeteve te zonave malore. Po keshtu, kreu shtetit, duke marre fjalen, vuri ne dukje bukurite dhe pasurite natyrore te zones se Pukes, duke pershendetur bashkepunimin e deputeteve te zonave malore te pozites dhe opozites, te pranishem per te lobuar per zhvillimin e zonave malore dhe duke theksuar se eshte i domosdoshem promovimi turistik i resurseve dhe prodhimeve te zones, te cilat jane te pelqyeshme duke qene prodhime bio. Ne te njejten kohe Topi ka bere thirrje ne drejtim te Qeverise qe te ktheje syte nga Veriu per investime.