Mungon Pinari, shtyhet padia me prokurorine
Tirane- Ylli Pinari refuzon te paraqitet ne Gjykate te Tiranes per padine e ngritur nga ana e tij mbi Prokurorine e Pergjithshme. Nepermjet nje deklarate, Pinari, i arrestuar per tragjedine e Gerdecit, i kerkonte gjykates shtyrjen e seances gjyqesore. Ndersa ai nuk jepte asnje arsye per kete shtyhej. Ne kete seance nuk ishte i pranishem as avokati i tij mbrojtes. Trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit Petrit Como ka deklaruar mungesen e tij dhe me pas ka vendosur te shtyje seancen pas kerkeses se bere nga Pinari. Padia e depozituar ne Gjykaten e Tiranes ka si objekt te saj vleresimin e sekuestron. Ylli Pinari, ish drejtori i Meicos, i kerkon gjykates se Tiranes shfuqizimin e aktit per sekuestrimin e nje pjese te materialeve qe i ka konsideruar personale dhe te panevojshme per hetimin. Ne kerkese padine e tij, ai pretendon se gjate kontrollit ne zyre i jane sekuestruar edhe sende e materiale personale qe mbante ne dosje apo ne kompjuter. Gjithashtu edhe gjate kontrollit te arkivit te ndermarrjes se import-eksportit te armeve Meico jane marre nje sere materialesh, qe, sipas prokurorise, perbejne interes per hetimin e dosjes "Gerdeci", pasi mund te vertetojne trafikun e armeve dhe kontratat e paligjshme te shitjes apo demontimit te municioneve. Por pretendimet e Pinarit jane krejt te kunderta sesa ato te prokurorise. Sipas kerkese padise se tij dokumentet e sekuestruara nuk kane te bejne me hetimet qe po kryhen per tragjedine e 15 marsit, ne te cilen mbeten te vdekur 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.
Kontrollet
Prokuroria e Pergjithshme, e cila po heton edhe tragjedine e Gerdecit ka kryer dy kontrolle. Kontrolli i pare eshte shfryer ne zyren e tij, ne Meico, qe gjendet prane Ministrise se Mbrojtjes, ndersa kontrolli i dyte ne arkiv, ku dhe jane sekuestruar te gjithe dokumentet, te cilat konsiderohen te vlefshme nga Prokuroria per hetimin.
Kontrollet
Prokuroria e Pergjithshme, e cila po heton edhe tragjedine e Gerdecit ka kryer dy kontrolle. Kontrolli i pare eshte shfryer ne zyren e tij, ne Meico, qe gjendet prane Ministrise se Mbrojtjes, ndersa kontrolli i dyte ne arkiv, ku dhe jane sekuestruar te gjithe dokumentet, te cilat konsiderohen te vlefshme nga Prokuroria per hetimin.