E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kredia e keqe", kerkohen 8 burg per shtate te pandehurit

Tirane- Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje ne gjykate deklarimin fajtor dhe denimin me 8 vjet burgim per shtate te pandehurit e akuzuar per vepren penale te mashtrimit me kredi. Ata akuzohen se ne bashkepunim me njeri- tjetrin kane falsifikuar dokumentacionin e nevojshem nepermjet te cilave i kane marre bankes shuma te medha kredish, nga te cilat kane perfituar nje perqindje te konsiderueshme. Kjo ka qene skema qe kane ndjekur ne dhjetera raste te arrestuarit, mes te cileve dhe nje agjent i kredise. Per kete prokurori i ceshtjes, Armand Gurakuqi, i ka kerkuar gjyqtarit Bujar Krasniqi, i cili e gjykon vete seancen, shpalljen fajtor dhe denimin me 6 muaj burg per te pandehurin Arben Beqirin, si dhe nga 18 muaj burg per te pandehurit Astrit Gracenin, Blendi Sharren, Luan Gjiken, Mahmut Barziun, Selman Micin. Ndersa per te pandehurin Taip Celaj, i cili sipas Prokurorise dyshohet te jete dhe ndihmesi per te realizuar mashtrimet Prokuroria ka kerkuar plot 2 vjet burg e 400 mije leke. Asnje prej te pandehurve nuk ka reaguar diten e djeshme gjate momentit qe prokurori i ceshtjes ka renditur akuzuat si dhe provat qe rendonin mbi ta. Te pandehurit kerkuan nga Gjykata qe ne fillim te seances se pare procedimin me gjykim te shkurtuar. Nga ky proces gjyqesor eshte vecuar dosja per te pandehurin Shaqir Saliun, i cili do te gjykohet me procedim normal. Sipas akuzes ka i pandehur njihet si koka e grupit. Mendohet se ai ka organizuar dhe nxjerr te dhenat qe perputheshin per te mashtruar me marrjen e parave nepermjet kredive. Te pandehurit e ketij procesi rane ne pranga, me 30 janar te ketij viti ne saje te operacionit te koduar "Kredia e Keqe". Sipas hetimeve te kryera nga njesia e Task Forces ne Prokurorine e Tiranes, te pandehurit, duke bashkepunuar me njeri-tjetrin, kane kryer veprime te kunderligjshme, duke mashtruar dhe vjedhur banken, me anen e pese kredive nga 10 milione leke te vjetra secila. Sipas prokurorise, organizatori i gjithe kesaj vjedhjeje 50 milion leke te vjetra, eshte analisti i kredise prane kesaj banke, Taip Celaj, i cili kishte shpikur nje menyre te re mashtrimi. Me ndihmen e "seksereve" te tij, dyshohet se ai ka perdorur dokumente me te dhena te rreme, duke terhequr pese kredi nga 10 milione leke te vjetra. Ne kembim te kredive te perfituara, ai iu kishte premtuar kredimarresve viza per jashte shtetit. Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vjedhjes duke shperdoruar detyren", "mashtrim me shume se nje here" dhe "falsifikim dokumentesh" te kryera bashkepunim. Ata do te perfitojne nje te treten e uljes se denimit pasi gjykohen me gjykim te shkurtuar. Ne seancen e radhes mbrojtja dhe vete te pandehurit do te paraqesin konkluzionet e tyre perfundimtare. Ndersa gjykatesi i ceshtjes pritet qe te jape edhe vendimin e tij perfundimtar per kete ceshtje.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›