Izolimi nga dëbora, humb kontaktet familja me 9 antarë
Librazhd- Nëntë antarë të një familjeje janë izoluar nga dëbora dhe prej 11 ditësh kanë humbur kontaktet me të afërmit.
Familja e kryefamiljarit Nazmi Jelina jeton në fshatin Gaferr të Librazhdit, dhe në këtë periudhë trashësia e dëborës ka shkuar mbi 2 metra.
Vëllai i Nazmi Jelinës, Shefki Jelina u ka kërkuar ndihmë autoriteteve, pasi sipas tij kishte disa ditë që ishte ndërprerë energjia elektrike, ndërsa tani nuk mund të kontaktohet edhe me telefon.
Ai ka kërkuar ndihmë nga ajri pasi mendon se të afërmit mund të kenë vdekur nga uria dhe acari, kjo sepse banesa është tepër e amortizuar.
Gjatë kontaktit të Shefkiut me të vëllain me telefon, ky i fundit ka kërkuar ndihma ushqimore sepse kishin mbaruar.
Në familjen me 9 antarë, 6 janë fëmijë dhe moshat e tyre varjojnë nga 3- deri në 12 vjeç.
Emrat e Familjarëve
Nazmi Jelina, kryefamiljari 40 vjeç
Hava Jelina nena e Nazmiut 95 vjeç
Flutura Jelina bashkëshortja e Nazmiut 32 vjeç
Donalda Jelina 12 vjeç
Anila Jelina 10 vjeç
Xhuli Jelina 8 vjeç
Sotir Jelina 6 vjeç
Endri Jelina 5 vjeç
Vilsoni Jelina 3 vjeç
Shkrime të tjera me interes:
- Dibër- Izolimi nga dëbora, shtatzëna transportohet me helikopter drejt Tiranës Dibër- Një 22-vjeçare nga Zalldardha e Dibrës ka rrezikuar të...
- Izolimi nga dëbora, Berisha: Po punohet intensivisht për përballimin e situatës Tiranë- Institucionet po bëjnë të pamundurën që të përballojnë me...
- SHBA, apel Izraelit për të dalë nga izolimi SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka paralajmëruar Izraelin...