E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha uron kryebashkiakun e Londrës për rizgjedhjen dhe e fton për vizitë në Tiranë

Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i ka uruar rizgjedhjen kryetarit të Bashkisë së Londrës, konservatorit Boris Johnson. Në një njoftim që duket sikur ka dalë nga zyra e berishës, edhe Basha e fton Johnson për vizitë në Tiranë.

Unë dua t’ju siguroj Ju zoti Kryetar se për mua dhe qytetin e Tiranës, miqësia dhe bashkëpunimi me Ju dhe Londrën është dhe mbetet një përparësi e veçantë. Më lejoni gjithashtu të shpreh dëshirën time të thellë për tju mirëpritur në Tiranë dhe një herë t’ju uroj shumë sukses këtë verë dhe gjatë mandatit tuaj të dytë, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Nesër mbushet një vit nga zgjedhjet lokale, ku Basha rrëmbeu mandatin e tij të kryebashkiakut. Gati një vit në drejtimin e Tiranës, kryeqyteti po drejtohet nga një bashki që vepron më së shumti si OJQ dhe si zyrë punësimi në parti. Përveç festave tek rruga e Kunatit, njerëzit nuk kanë parë ndonjë vepër tjetër të Bashës, përveç maketeve dhe ndryshimit të projektit të Sheshit Skënderbej, një abuzim që ende nuk është zbardhur nga prokuroria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›