E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras dorëzon mandatin për formimin e qeverisë: Nuk ia dal dot

Share

Udhëheqësi i konservatorëve grekë, Antonis Samaras, ka dorëzuar të hënën në mbrëmje mandatin që i ishte dhënë për formimin e qeverisë. Kreu i Demokracia e Re, Samaras, bëri të ditur në Athinë se për të ishte e pamundur që të formonte një koalicion. Presidenti i shtetit, Karolos Papulias, e kishte ftuar atë si kreu i partisë së parë në vend, që të formonte qeverinë. Partia e dytë në këto zgjedhje, aleanca e majtë Syriza, hodhi poshtë ofertën e Samaras. PASOK si parti e tretë pranoi të ishte në koalicion, por Samaras sërish nuk kishte shumicën.

Prestigjiozja gjermane Spiegel shkruan se Greqia tani është bërë e paqeverisshme. Grekët nuk janë trembur nga paralajmërimet për një falimentim të vendit. Ndërkohë kancelaria gjermane, Angela Merkel u ka bërë të ditur se duhet të vazhdojnë reformat. Se si do vijojë tani, askush nuk e di. Fakt është që bursat janë tronditur sot nga lajmet për zgjedhjet në Greqi, por edhe në Francë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›