Berisha takon presidentin italian dhe e fton në Tiranë. Napolitano: Shqiptarët sjanë më të paragjykuar në Itali
Kryeministri Berisha, i cili po zhvillon një vizitë në Itali, u prit nga Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano.
Në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se: Presidenti Napolitano shprehu vlerësimet më të larta për komunitetin shqiptar në Itali, duke theksuar se tashmë ai është një komunitet i mirëintegruar, si dhe shprehu kënaqësinë që sindroma e paragjykimeve ndaj tyre tashmë është tërësisht e tejkaluar.
Nuk mund të mungonte as ftesa për Napolitanon në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Duke theksuar se ky vit është viti ku Shqipëria dhe shqiptarët festojnë 100 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri e ftoi Presidentin Napolitano si një mik të ndërtuar të shqiptarëve që të marrë pjesë në këto festime. Nga ana e tij, Presidenti Napolitano falënderoi Kryeministrin Berisha për ftesën dhe shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë me rastin e këtyre festimeve, thuhet në njoftim të kryeministrisë.