E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, Apeli rrëzon të djathtët për kreun e Qarkut

 Kështu, Apeli vendosi që të linte në fuqi vendimin e muajit shtator ku u zgjodh kryetar Sulo Mucobegaj, që vinte nga radhët e Partisë Socialiste.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Ylli Minka, e ka quajtur të pavlefshëm vendimin e Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës, me argumentin se kryetari i sapozgjedhur nuk ka shkelur ligjin e nëpunësit civil.

“Drejtësia funksionoi. Personalisht isha i bindur se kurrë nuk kam shkelur ligjet e vendit tim, përkundrazi i kam respektuar. Tashmë institucioni që unë do të drejtoj duhej të eci përpara, të ndërtojmë politika të dobishme në dobi të banorëve të qarkut”, tha Sulo Mucobegaj, kryetari i ri i këshillit të qarkut të Gjirokastrës.

Përplasja ligjore mes Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës dhe Këshillit të Qarkut nisi dy muaj më parë, pasi Sulo Mucobegaj, kryetar i zgjedhur nga 23 votat e anëtarëve socialistë, rezultoi i punësuar në administratën e këshillit të qarkut gjatë konkurrimit, gjë që detyroi, sipas ligjit, pezullimin e njohjes së kryetarit. /Start/

                                                                                             2011-11-24 15:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›