Basha zgjedhet kryetar i PD-së

(E plotësuar) Partia Demokratike ka sot kryetarin e ri të saj, që do ta drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Ai është Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili ka marrë një rezultat të thellë nga vota e anëtarësisë.
Nga Partia Demokratike nuk ka ende një deklaratë zyrtare, pas përfundimit të procesit të numërimit të 41 mijë e 360 votave, proces që përfundoi rreth orës 9.30 të mëngjesit.
Por sipas informacioneve paraprake, Top Channel ka siguruar rezultatet jozyrtare te votimit per kryetar te Partise Demokratike.
Ky rezultat thote se Lulzim Basha ka fituar 32 mije e 930 vota, ndersa Sokol Olldashi 8060 vota.
------
Lulzim Basha duket se do jetë kryetari i ri i PD-së. Burime brenda PD-së flasin për jnë fitore të thellë të Bashkës kundrejt kandidatit të tij, Sokol Olldashi. Teksa pritet rezultati përfundimtar, burime brenda PD-së bëjnë me dije se Lulzim Basha ka marrë 80% të votave, Sokol Olldashi 20% të votave./Indeksonline/
-----
Burime nga komisioni i numërimit të votave për kryetar të PD-së na njoftuan se ka përfunduar numërimi i rreth 42 mijë votave të anëtarëve demokratë. Nga rezultatet paraprake del se Basha ka fituar thellë ndaj Olldashit në garën për kreun e PD-së pothuaj në të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Madje Olldashi nuk ka mundur të fitojë as në Fier dhe Lushnje, rrethe të cilat ai i ka mbuluar elektoralisht në 8 vjetët e fundit. Humbje të thellë Olldashi ka pësuar edhe në Korçë, ku ka patur ndikim të fortë kolegu i tij Bode.
Burimet e mësipërme e shpieguan pjesmarrjen 40% me faktin se shumë anëtarë që figurojnë në lista janë në emigracion, ndërsa shumë të tjerë kanë ndryshuar vendbanim nga një rreth në tjetrin, por nuk kanë ndryshuar vendantarësinë.
Sipas burimeve, numri i ankesave për mosgjetjen e emrit në listë ka qenë gjithsej rreth 1 mijë në të gjithë vendin. Por rezultatet paraprake tregojnë se ato nuk do të kishin patur asnjë rol në përcaktimin e fituesit të garës. (Respublica)