Teuta Arifi posedon 5 banesa, 2 vetura.

Sipas të dhënave të Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi posedon 5 banesa, 2 vetura, merr honorar nga puna e saj si ligjërues universitar dhe se sivjet ka marrë kredi prej 50 mijë euro.
Në faqen zyrtare të internetit të KSHPK-së, thuhet se kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, ka pesë apartamente! Arifi e komunës ka një apartament prej 90m2 në Tetovë me vlerë 63.000 euro, një apartament në Shkup prej 60 m2, me vlerë rreth 23 mijë euro, dy apartamente të tjera në Shkup prej 90 m2, secila me vlerë 45 mijë euro dhe një tjetër prej 40 m2 në Shkup, regjistruar si pronë e bashkëshortit, me vlerë 20 mijë euro, transmeton agjencia e lajmeve zhurnal.
Si pronë e përbashkët ajo zotëron dy makina Chevrolet Captiva që kushton rreth 17 mijë euro dhe Citroen me vlerë prej 7 mijë euro.
Gjithashtu ajo sivjet ka marrë kredi me vlerë 50 mijë euro, me periudhë shlyerje prej 10 vjetësh.
Në deklarimin e pasurisë ajo ka paraqitur se merr honorar universitar prej 30 mijë denarë (500 euro). /Indeksonline/