E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuan me kallash, e heton policia

Dje në mesditë, në fshatin Romajë të Hasit, një patrullë e Policisë së Trafikut Rajonal nga Prizreni e cila ishte duke e hetuar një rast të aksidentit të trafikut, ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin është informuar qendra operative e cila ka sugjeruar që patrulla të merret me rastin.

Më pas është identifikuar i dyshuari i cili pasi është pyetur për rastin, ai ka treguar se në familjen e tij ishte organizuar një aheng familjar dhe për këtë i njëjti ka shtënë me armë të llojit kallashnikov të cilën e ka dorëzuar.

Policia ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori i shtetit ka vendosur që rasti t’i kalojë prokurorisë me procedurë të rregullt./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›