E Diel, 1 Nëntor 2026

VV:Gjilani për çdo vit humb qindra mijëra euro në kontestet gjyqësore

Komuna e Gjilanit, kryesisht i humb rastet e punëkërkuesve të cilët me të padrejtë nuk pranohen në punë ose largohen nga puna, kurse në vend të tyre pranohen njerëz të pakualifikuar ose me kualifikim më të ulët por që kanë lidhje të forta ose që e kanë xhepin e thellë. Kështu ka thënë Fazli Behluli koordinator i nënkomitetit për legjislacion dhe administratë publike në VV në një konferencë për media.

 Behluli  tha se kjo ndodh kryesisht për shkak të ndërhyrjes politike nga udhëheqja komunale veçanërisht nga kryetari i komunës.”Për gjashtë muajt e parë të këtij viti komuna e Gjilanit ka humbur 370 mijë euro nga vendimet e Gjykatave të cilat u kanë dhënë të drejtë subjekteve private apo qytetarëve , që kanë ushtruar padi ndaj saj për vendimet e saj të kundërligjshme. Këtë e pohojnë vendimet e Gjykatave në rastet ku është e përfshirë Komuna e Gjilani” ka thënë Behluli, transmeton rajonipress. 

Sipas tij vetëm një padi e cila ka rezultuar me vendim të Gjykatës në favor të palës së dëmtuar, një qytetari që i është marrë prona në vitin 2007, komuna është dashur t’ia paguajë 230 mijë euro. “Kërkojmë nga komuna që të mos i shkelë ligjet dhe procedurat ligjore, ta bëjë pranimin e kuadrit përmes kritereve dhe konkurseve të parapara me ligj, ashtu që të mos humb mjete nga buxheti i varfër i komunës” ka shtuar Behluli. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›